TIRANE- Një ditë pas shenjtërimit të Nënë Terezës, qeveria shqiptare ka menduar të sjell diçka ndryshe për publikun.

Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, në ambientet e Sallës së Seancave Plenare u çel ekspozita me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe anëtarë të Këshillit të Ministrave, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të klerit shqiptar etj.

Ekspozita përmbante albume mbresëlënëse të artistëve, monografi studimore, intervista, jetëshkrime, bibliografi, foto dhe sende personale të Nënë Terezës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb