Pas eliminimit dramatik nga nga Champions League nga moldavët e Sheriff Tiraspol, ku vendimtare ishte penalltia e humbur nga kroati Pero Pejiç, pasi nëse do shënonte do t’i jepte kualifikimin për fazën tjetër në Champions League, Presidenti i Kukësit, Safet Gjici deklaroi në një intervistë të dhënë për “Top Channel”, se nëse do kishte qenë ai trajneri i ekipit, nuk do ia linte penalltinë Pero Pejiçit. Madje analiza e tij e “cekët” arriti deri aty sa ka deklaruar se mungesa e përvojës që kishte Gjoka, ndikoi në eliminimin e kampionëve të Shqipërisë. Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës dhe njëkohësisht ish-president i klubit Flamurtari, Shpëtim Gjika, ka komentuar në një foto të trajnerit Gjoka, duke i thënë: “Vetëm një gjë bëre gabim në ndeshjen e fundit o Nesti. Te thash po nuk me dëgjove! T’ja kishe lënë Safetit ta gjuante atë dreq penalltie! Suksese në sfidën e radhes professor”

gjika
Gjika ka komentuar në mënyrë ironike duke thumbuar presidentin e Kukësit, si një njeri që nuk kupton nga futbolli.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb