Pasi u raportua nga mediat anglezeze dhe më pas edhe zyrtarisht nga klubi i Leicester se kanë shkarkuar trajnerin italian Claudio Ranieri, tani drejtuesit e kampionëve në fuqi kanë nisur kërkimet për trajnerin e ri dhe janë vënë sërish pas një trajneri tjetër italian. Sipas mediave britanike bëhet fjalë për Roberto Mancinin, që është favorit për t’u ulur në stolin e Leicesterit. Madje edhe mediat italiane konfirmojnë një tratativë të tillë dhe “Football Italia” raporton se Mancini, që është i papunë aktualisht, është favorit për të zëvendësuar Ranierin.
(BalkanWeb)