SPANJE- Në kuadër të forcimit të masave kundër terrorizmit, autoritetet spanjolle kanë forcuar kontrollet, duke kaluar në ‘sitë’ edhe furgonat.

Mësohet se pas sulmit terrorist në Barcelonë, ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, policia nga 28 deri në 30 gusht ka ushtruar kontrolle në 27,043 furgonë pranë qendrave historike të qyteteve.

“Tgcom” shkruan se gjatë këtyre kontrolleve u arrestuan 24 persona, kryesisht për trafik droge, ndërsa janë denoncuar 114. Po ashtu raportohet se mbi 10,000 persona i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta, ndërsa 21% e tyre me precedentë penale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb