TIRANE – Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri po zhvillon një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu, në ambientet e Gardës së Republikës. Ambasadori amerikan është parë të futet në zyrat e Gardës rreth orës 11:40, ku është pritur nga Ministri i Brendshëm.

Më herët ministri Tahiri ishte i pranishëm në takimin mes krerëve të koalicionit qeverisës, që u zhvillua në “Vilën 30” në kryeqytet.

Pas dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, mediat po flasin për ndryshime të tjera në radhët e ekzekutivit, duke marrë shkas edhe nga takimet e shpeshta që po zhvillohen mes aleatëve të mazhorancës qeverisëse.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: