Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thumbron Gjermaninë vetëm një ditë pasi u takua me kancelaren Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë.

Në një postim sot në Twitter, Presidenti i SHBA-ve thotë se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe duhet ta paguajë SHBA-në me qëllim që t’i ofrohet më shumë siguri.

“Pavarësisht asaj që keni dëgjuar në lajmet e rreme, unë kam pasur një takim të mirë” me Merkelin, ka shtuar presidenti amerikan.

Megjithatë shtoi ai, “Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara dhe duhet të paguajë më shumë për të qenë më e fuqishme dhe një mbrojtje shumë e shtrenjtë i ofrohet Gjermanisë”, ka shkruar tutje ai.

Në takimin me Merkelin ai ka rikonfirmuar “mbështetjen e fuqishme” të SHBA-së për NATO-n por po ashtu ka thënë se shtetet anëtare duhet të paguajnë pjesën e tyre të obligimeve financiare.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: