TIRANË- Të rinjtë demokratë kanë prishur një aktivitet të qeverisë ditën e sotme me një ndërhyrje të pazakontë.

Ngjarja, mëson “BalkanWeb” ka ndodhur sot në mesditë, ndërsa Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito dhe Edvin Kukunja, këshilltar i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla po flisnin me maturantët në sallën e teatrit Eksperintal në Tiranë për reformën në arsimin e Lartë.


Një vajzë e re ka hyrë një baner papritur në sallë ku shkruhet “Jo reformë klienteliste”. Kaq është dashur që të çohet më këmbë e gjithë salla. Organizatorët kanë vrapuar për të ndalur veprime të tjera të kësaj natyre. Një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri thirrje për përshkallëzim të protestës dhe përdorim të mjeteve të tjera, e me sa duket kjo gjë nuk ka rënë në vesh të shurdhët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb