MADRID- Gareth Bale ka treguar se ka një zemër të madhe e të bardhë. Familja e të fejuarës së futbollistit të Real Madrid po kalon një moment të vështirë për shkak të një tragjedie.

4643771400000578-0-image-a-17_1510594022768

Bashkëshorti i motrës së Emma Rhys-Jones është vetëvrarë, duke lënë familjen dhe fëmijët në një situatë shumë të vështirë ekonomike.Ai i dha fund jetës nga frika se shërbimet sociale do t’i merrnin fëmijët, pasi konstatuan kushtet shumë të vështira në të cilat jetonte familja shkruan Daily Mail.

464F71D000000578-5078313-image-a-9_1510609770456

Familja e të fejuarë së Bale jetonte bashkë me fëmijët në një rulotë. Futbollisti i njohur investoi 283 mijë euro për të blerë një shtëpi për kunatën e tij në periferi të Kardifit, si edhe një makinë që të kenë mundësi të lëvizin.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: