Një video e postuar nga Bleona Qereti në profilin e saj Instagram, teksa tregonte hap pas hapi procesin e ngrirjes së vezëve për të shmangur shtatzëni në një periudhë të caktuar, e për të lindur fëmijë kur të dëshirojë, ka ngjallur shumë reagime dhe ka pasur komente të shumtë nga ndjekësit e saj, shpesh here edhe fyese. Bleona Qereti pas reagimeve të shumta është përgjigjur me nje koment në Instagram.

‘Ky është sqarimi im i fundit për të gjithë injorantët, që nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose më keq akoma nuk duan të kuptojnë. Procesi i ngrirjes së vezëve, është mënyra më efikase për të mos humbur mundësinë e pasjes së një fëmije për të gjitha vajzat që nuk kanë gjetur akoma partnerin ideal dhe që tik-taku i orës biologjike u troket çdo ditë…

Fatmirësisht pati mes jush që më kuptuan, mua, qëllimin tim, mesazhin që doja të përcillja dhe më mirë sesa unë ua kthyen ata përgjigjen. Komentet e tyre, ma bënë ta kaloj më lehtë këtë moment. Nuk kam ndërmend t’u sqaroj arsyet dhe të gjithë procesin mjekësor, por përpara se të me gjykoni dhe shfaqni injornacen tuaj haptazi me frustrime prej kafshësh nëpër komente, mundohuni te mendoni dhe për ndjesitë e tjetrit që gjendet në anën tjetër të ekranit… nuk ka asgje me te rendesishme per mua sesa krijimi i nje femije!!!! Eshtë gjëja që dua më shumë, por kurrsesi nuk mund të bëj pakt me jetën time që të lind një fëmijë me një partner që nuk e dua.
Turp nuk eshte te ngrish vezet- turp eshte te besh femije me nje njeri qe nuk e do vetem e vetem qe te ngelesh shtatezane!!! Në këtë pikë ndryshojmë ne: ju e bëni, unë JO’, shkruan Bleona.
(da.xha/BalkabnWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: