Një rast i ngjashëm me incidentin që ndodhi në avionin ku humbi jetën një grua dy ditë më parë, raportohet të ketë ndodhur edhe në vitin 2016, shkruan BBC.

Një pasagjere femër vdiq pasi ajo gati u thith nga kabina e fluturimit në avionin e linjës Southëest Airlines që fluturonte nga Nju Jorku në Dallas të martën.

Hetuesit thonë se kishte një defekt në motor – i njëjti shkak me incidentin e dy viteve më parë. Autoritetet e aviacionit amerikan do të hapin një sërë hetimesh për motorë të ngjashëm të avionëve të ndryshëm.

Avioni Boeing 737, i cili mbante 149 persona në bord, u desh të bëjë një ulje të detyruar në aeroportin e Filadelfias të martën pas defektit në një nga motorët e saj CFM56-7B.

Një hetim fillestar gjeti prova të konsumimit të metaleve, ku një thikë e helikës ishte prishur, sipas Bordit të Sigurisë Kombëtare të Tranportit në SHBA.

Një incident i ngjashëm u regjistrua në 2016 gjatë një fluturimi që u ul në mënyrë të sigurtë në Florida. Tani e tutje, helikat e motorëve që kanë bërë një sërë fluturimesh, do duhet t’i nënshtrohen testeve të shumta, tha Administrata Federale e Aviacionit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: