PRISHTINE- Bazuar në ranglistën e pasaportave botërore, pasaporta e Kosovës llogaritet në vendin e 85-të me të cilën mund të lëvizet lirshëm vetëm në 41 vende të botës. Pasaporta kosovare radhitet në të njëjtin vend me Republikën e Koresë së Veriut, që drejtohet nga diktatori Kim Jong Un.

Sipas një artikulli të publikuar kohëve të fundit në Forumin Botëror Ekonomik të Internetit, pasaporta e Kosovës renditet si e 85-ta në klasifikimin e pasaportave më të “fuqishme” botërore. Kosova përveç me Korenë e Veriut, renditet poshtë shumë shteteve afrikane si Nigeria, Kongo, Liberia dhe Burundi, raporton RTK.

Ndërsa vendet e rajonit janë renditur si më poshtë: Shqipëria (94 vende pa viza), Serbia (112), Kroacia (143), Maqedonia (107), Mali i Zi (103), dhe Bosnje dhe Hercegovina (98). Në krye të listës janë Gjermania dhe Suedia, qytetarët e të cilit mund t’i vizitojnë 158 vende, pa pasur nevojë për të aplikuar për vizë. Britania e Madhe renditet në vendin e dyte së bashku me Francën, Spanjën, Zvicrën dhe Finlandën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: