TIRANË- Ndërsa opozita proteston sot për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë në Berat për turin e llogaridhënies.

Por duket se ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndahet edhe pse me qindra kilometra larg. Ai ka publikuar një video ku sipas tij është eskorta e kryeministrit Edi Rama të cilin e quan ‘pasha’. Berisha thotë se po shkon drejt tuneleve të Skraparit.

“Shikoni videon: Pashai ne Velebisht drejt tuneleve të Skraparit!”, shkruan Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: