TIRANE- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pasi bojkotoi seancën plenare, shkoi me urgjencë në selinë blu ku zhvilluan një mbledhje.

Gazetarja Elda Menga raportoi për ‘BalkanWeb’ se PD vendosi që të marrë pjesë në seancën e nesërme gjyqësore për 11 protestuesit kuksianë të arrestuar pas protestës së 31 marsit. Seanca gjyqësore do të mbahet nesër në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Sakaq, mbledhja e sotme e grupit parlamentar u zhvillua me dyer të mbyllura.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb