Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr makarona Garofalo
2 qepë, 4 thelpinj hudhër
1 spec
400 gr mish i grirë
80 ml verë
1 shkop kanelle
Kripë, piper i zi, rigon
100 gr pure domate Star
250 ml ujë

Beshameli:
50 gr gjalpë
50 gr miell Teuta
500 ml qumësht
2 të verdha veze
Kripë¸arrë moskat
80 gr djath pice

Përgatisim kimën duke kaurdisur fillimisht në vaj ulliri Olitalia qepën të grirë imët e kaurdisim atë derisa të zverdhet pak, shtojmë hudhrat të grira hollë dhe më pas mishin e grirë. E skuqim mishin e grirë derisa të thërrmohet, shtojmë 1 spec të grirë hollë (mund të jetë spec jeshil ose spec i kuq pikant). E shuajmë më pas mishin me 50 ml konjak ose verë. Shtojmë më pas pak kripë, 1 shkop kanelle dhe purenë e domates Star dhe e lemë salcën të marrë një valë duke shtuar dhe pak ujë qe kima të ziejë pak.

Ndërkohë në një tenxhere me ujë të vluar ziejmë makaronat Garofalo 2 minuta më pak se koha e zierjes së tyre. I kullojmë më pas dhe i vendosim në një tas. Shtojmë në tas kimën e përgatitur dhe e trazojmë mirë me makaronat.

Ndërkohë përgatisim beshamelin. Shkrijmë galpin dhe kaurdisim miellin pa e ngjyrosur. Më pas shtojmë qumështin dhe e lemë të marë valë për 3 minuta. E largojmë beshamelin duke përzier në të 2 të verdha veze, pak kripë, arrë moskat dhe pak djath pice.

Shtojmë tek makaronat me kimë ¼ e beshamelit. Lyejmë një tavë me yndyrë, e spërkasim me pak peksimadhe dhe shtrojmë makaronat me kimë. Në fund e mbulojmë komplet sipërfaqen me beshamel duke e spërkatur me pak djath të integruar. E vendosim pastiçen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.

(er.cu/Vila/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb