Përfaqësuesja e Kosovës do të mbetet pa trajner pas datës 9 tetor, kur edhe do të largohet Albert Bunjaku. Në një konferencë për shtyp, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, ka konfirmuar se kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Bunjakin që të largohet ky i fundit pas dy ndeshjeve të mbetura.

Por FFK ende nuk ka vendosur se kujt do t’ia besojë postin e trajnerit të Përfaqësueses. Burime të Telegrafit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës konfirmojnë se në listë është edhe emri i trajnerit të mirënjohur shqiptar, Ernest Gjoka.

Gjoka shihet si ndër trajnerët më të mirë që ka Shqipëria, ndërsa aktualisht është i lirë pasi u largua nga Kukësi.

47-vjeçari nuk vazhdoi kontratën me klubin verilindor pasi i shpalli ata kampion të Shqipërisë për herë të parë në histori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb