TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë në lidhje me debatin e shfaqur ditët e fundit pas publikimit të faktit se deputeti socialist, ish-gazetari Alfred Peza kishte 1 miliard lekë aksione në një bankë në vend. cilësohet si një nga çështjet e ditës në politikë.

Në fakt kryeministrin nuk ka bërë ndonjë deklaratë live por i është përgjigjur një komentuesi në faqen e tij në “Facebook”, i cili shkruan se Peza për një vit e gjysmë bëri 1 miliard lekë, ndërsa ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka 3 vjet e gjysmë në detyrë.

Por Rama ashtu si edhe deklaroi vetë deputeti Peza sot, thotë se të ardhurat e tij nuk janë shtuar aspak që kur ka hyrë në politikë. Sipas tij, akuzat ndaj Pezës janë politike.

Komentuesi: Alfred peza pe 1 vit e gjys beri 1 miliard lek..po pse do rri sajmoja pa marre gje per 3 vjet e gjys minister..mjer moj shqiperi..po na pin gjakun per dit

Rama: Po te degjosh Shqupin keshtu eshte, miliarda nga te kater anet, po fakti eshte se te ardhurat e Alfred Pezes nuk jane shtuar aspak qekur ka hyre ne politike dhe kete e tregon qarte deklarata e pasurise! Po me ke te flasesh, me kengetaret apo me spektatoret e Shqupit?!
Rama-komentuesi per Pezen

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb