Gjykata e Minnesotas ka urdhëruar testin e ADN-së së këngëtarit Prince, pas vdekjes së tij. Trupi i këngëtarit të famshëm u dogj 24 orë pas vdekjes, por një mostër e gjakut të tij është marrë dhe ruajtur nga mjeku ligjor.

Rezultatet e kësaj analize mund të përdoren për të zgjidhur ndonjë pretendim për atësinë e artistit, i cili ndërroi jetë më 21 prill. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar se Princi kishte fëmijë, megjithatë siç konsideron gjykatësi, kjo mund të ndodhë gjatë rrugës, ndaj është kërkuar testimi gjenetik.

E gjithë kjo natyrisht, edhe në funksion të ndarjes së pasurisë e artistit, e cila vetëm nga muzika arrin në më shumë se 500 milion $.
Nuk ka një vullnet të shkruar të Princit, që do të thotë se vëllezërit e tij të një gjaku dhe ata me nënë ose me baba të njëjtë, mund të kërkojnë pjesë të pasurisë së tij.

(d.b/a.jo/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: