Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Patëllxhane me qofte të pjekura në furrë

patellxhane me qofte ne furre

NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1 kg patëllxhanë
500 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
1 lk piper të kuq
Kripë, piper i zi
150 ml pure domate
4 lgj vaj ulliri
3 domate mesatare
2 speca jeshil
5 thelpinj hudhër
100 ml ujë
Përgatitja

Fillimisht pastrojmë patëllxhanët dhe më pas i presim në feta rrumbullake me trashësi 1 ½ cm. I vendosim në një tas duke i spërkatur me pak kripë dhe i lemë të mbuluara për 15-20 minuta. Më pas i thajmë me letër kuzhine dhe i lemë mënjëanë.
Vendosim mishin e grirë në një tas duke shtuar një qepë të grirë gollë, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E përziejmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë për 20-30 minuta. Pasi të kalojë ky minutazh formojmë qofte mesatare me diametrin e fetave të patëllxhanit.
Lyejmë një tavë me pak vaj dhe alternojmë në komplet sipërfaqen 1 fetë patëllxhan – 1 qofte, duke i vendosur me rradhë në kolona njëra pas tjetrës.
Vendosim purenë e domates në një tas ku shtojmë kripë, piper të zi, 3 lgj vaj ulliri dhe 100 ml ujë të nxehtë. E trazojmë mirë salcën dhe më pas e hedhim mbi qoftet me patëllxhanë. Midis kolonave të formuara me qofte dhe patëllxhanë vendosim disa feta domate dhe feta speci me qëllim që patëllxhanët të mos thahen shumë. Në fund shpërndajmë disa feta hudhra dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40-45 minuta.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .