TIRANE– Deputeti i PD-së, Astrit Patozi, është shprehur se do të përdorë të gjitha format bashkë me mbështetësit e tij për të nxjerrë PD-në nga kjo situatë dhe Basha të mbajë përgjegjësinë.

“Është minimumi që mund të bëjmë që kjo forcë të ringrihet. Në rast se është e munduar Basha të fitojë në një proces të drejtë. Unë nuk e kam as çështje pushteti dhe as çështje personale, nëse dikush e mendon këtë e mendon gabim. Pati një lloj negociate mes meje dhe Bashës me ndërmjetës Ristanin dhe ato pikat nuk u pranuan të gjitha. Ne nuk jemi një parti klandestinë. Ne jepi parti publike. Nëse unë do të isha vetëm për vetëm në garë me Bashën dhe do të fitoja, unë do t’i shtrëngoja dorën dhe do ta ftoja në parti për t’i dhënë rolin e tij të rëndësishme që ka. Dhe nga ana tjetër unë do ti ofroja bashkëpunimin tim zotit Basha nëse dhe ai do të donte ta pranonte ta kishte.

Ne do të vazhdojmë që të ftojmë të gjithë demokratë që të ndihmojnë ta nxjerrin nga kjo situatë. Me të gjitha format. Këto nuk janë përgjegjësi personale. Por janë vendime që do të merren në grup. Basha ka një problem të madha. Basha kupton vetëm shifrat dhe jo shpirtin. Në politikë jo vetëm nga llogaritë me laps mund të ecesh përpara, por po nuk pate shpirtin nuk ecën dot”, tha Patozi.

Patozi foli për kërcënime në adresë të tij dhe përçoi një mesazh për Lulzim Bashën.

“Ka një ndërmarrje prej 30 personash. I jap këshillë që nuk më impresionohem fare nga sulmet online me pagesë në adresën time dhe kolegëve të mi dhe për këtë kam prova. Unë nuk impresionohem nga këto, pasi në 3 të mëngjesit apo të drekës unë dal vetëm në rrugët e Tiranës. E pakëndshme që në partinë time ka një teknologji kundër nesh”, tha ai.

A ekziston një marrëveshje e fshehtë Basha-Selami për kreun e PD-së?
Ja çfarë thotë Patozi Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, i ftuar në emisionin “Top Story”, është shprehu se nuk kanë qenë të paktë njerëzit të cili i kanë kërkuar që të bëjë një marrëveshje me Bashën, po ka refuzuar. Nga ana tjeter ai tha se Selami mesa duket e ka pranuar kete oferte.

Ju thatë se u është ofruar një pazare nga ana e Bashës?
Unë nuk marr përsipër që po kam respekt për të gjithë kolegët e mi. Mënyrën se si e shpalli kandidaturën zoti Selami që në start pati diçka që nuk shkoi. Selami nuk ka mbështetje në PD. Duket se ka një marrëveshjet të heshtur mes dy rivalëve që kane mbetur në garë.

Po juve kush iu mbështet?
Unë kam mbështetjen e shumë e shumë kolegëve në mënyrë që ne të bashkoheni për të rivalizuar dhe mundur kundërshtarin tonë politik. Ne ishin të butë dhe patëm një fushatë gati limonatë. Ne pamë nga ana tjetër një agresivitet të mundshme të rivalëve në garë.

Reagon Patozi: Jam kandidat për kreun e PD, Basha më ofroi pazar, por e refuzova
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, nuk u pranua kandidatura e Astri Patozit për të garuar per kryetar. Por i ftuar në emisionin “Top Story”, deputeti i PD-së Astrit Patozi është shprehu se do vazhdoje garën.

“Unë vazhdoj dhe do të jem kandidat i PD-së për aq kohë sa do të ketë garë. Ne do të bëjmë përpjekjet tona. Duam te fusim në shina procesin statutor. Kjo është më keq se farsi sepse nuk mendoja se do të arrinte deri në këtë pikë. PD është në një moment shumë kritik. Është humbja më e rëndë që ka pësuar në 27-vjet. Për fat të keq kjo po merr dhe nuanca groteske. Është një gjë që nuk e parashikoja mospërfshirjen time në garë. Nuk ka qenë një rregull që duhet të kisha një paraqitje me dosje. Unë shpalla gatishmërinë time për të kandiduar për kryetar.

Sipas meje unë kisha disa kushte minimale që kam të drejtë të kandidoj. PD nuk mund të mbërrinte kurrë në këtë pikë. Ajo që mund të them sot është se sikur është serioze situata në PD por as serioze është dhe nisma ime dhe e mijë demokratëve. Vendimi statutor është i pandershëm dhe i pabesë. Mos marrja e përgjegjësive është një fyerje shumë e madhe. Basha do të futet një garë që ta kontrolloje ai vetë”, tha Patozi.

Sipas tij “Basha nuk e jep dorëheqjen sepse kërkon të futet në një garë të të kontrolluar prej tij. Është e njëjtë me kërkesën tonë për largimin e Edi Ramës nga qeveria për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk kanë qenë të paktë njerëzit e Zotit Basha që më kanë propozuar që Zoti Basha është i prirur të ketë një marrëveshje dhe ti lëmë gjërat pas. Unë nuk jam future në këtë garë për qëllime personale. Zoti Basha bëri një Pazar dhe i lëshoi kërkesat e tij. E rëndësishme është që Zoti Basha e ka tentuar edhe këtë dhe unë nuk jam i gatshëm të çedoj nga kërkesat e mia si Basha bëri me Ramën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: