Ndërkohë që në selinë e PD priten edhe kutitë e fundit nga rrethet që të fillojë numërimi i votave që do përcaktojë kryetarin e ri të partisë, deputeti Astrit Patozi ka reaguar me një status në “Facebook”.

Në statusin e tij Patozi krahason Lulzim Bashën me diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong-Un. Ai shprehet se në PD po instalohet modeli komunist.

Statusi i plotë i Astrit Patozit:
URIME LULZIM!

Urime Lulzim! Nuk na ke zhgënjyer kurrë. Farsa jote realisht po kapërcen çdo imagjinatë. Unë e parandjeva dhe e paralajmërova në drekë, por të jem i sinqertë nuk e kisha menduar që do të mbërrinte deri ketu. Ndaj jam i gatshëm të kërkoj ndjesë për fatanzinë e pamjaftueshme. Sipas komisionit të Jeminit kanë votuar rreth 20 mijë demokratë më shumë se 4 vjet më parë.
Konkluzioni: Sa më e thellë humbja aq më e madhe dashuria për udhëheqësin e lavdishëm të partisë dhe popullit. Sepse është rasti tipik ku dhimbja kthehet n forcë. Por për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar, ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike. Ndërkaq, më kujtohen vitet 70-80 kur, sa më shumë varfëroheshin shqiptarët, aq më shumë shtoheshin sukseset e diktaturës. Por të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi më pas Lulzim…(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb