Barcelona e ka kompletuar transferimin e ish-mesfushorit të Tottenham Hotspur, Paulinho, raporton Daily Mail.

Sipas gazetës angleze, blaugranët kanë rënë dakord për të paguar klauzolën që ai ka në kontratën me Guangzhou Evergrande.

Klauzola e braziljanit Paulinho është 40 milionë euro, por Barça ende nuk ka publikuar ndonjë komunikatë që konfirmon transferimin e lojtarit.

Ndërkaq, Globo raporton se klubi kinez e ka lejuar Paulinhon që të arrijë marrëveshje personale me Barcelonën, ndërsa sipas ESPN, marrëveshja tashmë është arritur. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb