NGA ARTAN FUGA*

Nuk e kisha parë tekstin dhe propozimet alternative të krahut të majtë dhe të krahut të djathë.
Edhe me punët e mia, por edhe përtoja disi. Njerëz jemi.
Por, edhe më dukej e pabesueshme që politika në Shqipëri t’i jepte pavarësi nga partitë politikë drejtësisë.
Po të ndodhte kjo, 25 studimet dhe kërkimet në filozofinë dhe sociologjinë politike për rastin shqiptar do të më binin në ujë se do të ndodhte ajo që nuk ishte sipas pritshmërive hipotetike të shkencës.
E pamundur. Më parë duhet ndryshuar e gjithë kushtetuta, pastaj reforma në drejtësi. Përndryshe është e kotë.
Por me rastin e zhurmës që po bëhet, i hodha një sy drafteve.
Absolutisht e provueshme që si drafti që dëshiron “vende të rezervuara” për partitë politike dhe grupet e tyre në Kuvend, si edhe draftI kundërshtar që e lë drejtësinë gjoja në dorë të pesë individë noterë, mësues, avokatë, etj., që do të bëjnë atje emërimet si në zyrat e kuadrit të Komitetit Qendror, por të zgjedhur në fund nga partitë.
Të dyja palët pra, po vazhdojnë sot e kësaj dite sipas versionit të deritanishëm të politizimit të drejtësisë.
Partitizimi i shtetit, i qeverisë, i agjencive publike, i këshillave drejtuese, i këshillave bashkiake.
Me partitizimin e shtetit, sido të shpallet a të fshihet, si edhe me partitizimin e gjoja ekspertëve apo eksperteve, kukulla dhe marioneta, sigurisht që nuk ecet dot më tutje.
Duhen dëgjuar ndërkombëtarët!
Patjetër.
Në çfarë kuptimi? Jo, të na japin një model që nuk e kanë dhe nuk do ta pranonin as në shtëpitë e tyre, por të na imponojnë një model drejtësie si ai që ka Amerika, Europa, pra demokratik.
Eshtë fare e thjeshtë.
Cfarë na duhet Venecia, Piza, San Remo, e ku e di unë se çfarë tjetër!
Pse duhet të shpikim rrotën???
Merrni modelin amerikan a një nga modelet europiane dhe mbaroni punë!
Drejtësia që vazhdon të kontrollohet nga politika, me mashat e veta, sido që t’u vihet emri, nuk është reformë drejtësie për të krijuar një shtet tE së drejtëse.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: