VLORE- Edhe nga Vlora, atje ku bashkë me Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe të të Kosovës Hashim Tahçi, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për të ardhmen e dy shteteve shqiptare në rajon.

Sipas tij, edhe në këtë vit të bekuar si i Skënderbeut shqiptarët s’mund t’ju bien më daulleve të së shkuarës, e të bien pre e provokimeve nacionaliste, pasi e kanë të qartë rrugën e tyre: Të bashkuar në Bashkimin Europian.

“Gjithçka që do bëhet e thuhet nuk është asgjëkundi shprehje për tu kthyer në të shkuarën, për ti rënë ende daulleve të së shkuarës, por vetëdije se para nesh është çelur një rrugë e re, që të mund të bëjmë si drejtues institucionesh apo qeverish, që të çon drejt realizimit të kësaj perspektive: Shqiptarët e bashkuar në Bashkimin Europian”,- theksoi kryeministri.

Kryeministri u shpreh ndër të tjera se gjatë këtij viti shqiptarët duhet të qëndrojnë “Larg nacionalizmave. Të jetë një vit që sheh nga e ardhmja, nga flamuri që siç thoshte Konica, mund të mburremi se është një nga më të drejtët. Ngritja e flamurit mishëroi fitoren e përbashkët të të gjithë trevave shqiptare”,- tha ai.

Në Vlorë është zhvilluar sot ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Përveç ngritjes së Flamurit, drejtuesit më të lartë të dy shteteve zhvilluan edhe homazhe në monumentin funerar të Atit të Pavarësisë, Ismail Qemal bej Vlorës. Në nisje të fjalës së tij, kryeminsitri Rama
shpalli edhe logon zyrtare të Vitit të Skënderbeut.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: