SHBA-Donald Trump, rrezikon të përkeqësojë pozicionin e tij në fushatë pasi i cilësoi si “llafe tavoline” ato të videos së vitit 2005 në të cilën mburrej se mund të bënte çfarë të donte me gratë duke i kapur edhe në pjesë intime.

Madje janë shfaqur katër gra, dy nga të cilat të intervistuara nga “New York Times” që e akzuojnë për agresion seksual.

Nga ana tjetër ai mohon se asnjë nga këto veprime nuk ka ndodhur duke kërcënuar se do të ndjekë procedura ligjore.

Më pas riktheht me sulmet ndaj rivales së tij duke deklaruar se, “sinqersiht Hillary duhet të mbyllet në burg”.

Por pavarësisht gjitha këtyre Trump parakalon Hillary-n dhe tani gjendet në një avantazh prej dy pikësh. Të paktën sipas sondazheve të fundit të “Rasmussen Reports”.

Sipas kësaj shoqate të specializuar në sondazhe, kandidati republikan ka marrë 43% të pëlqimeve ndërsa ish-zonja e parë 41%.

Kjo është hera e parë që miliarderi del në krye të sondazheve pas publikimit të videos skandaloze.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: