TIRANE – Kastro Zizo ka folur në lidhje me ngjarjen e diskutuar të javës, ku kënga e tij nuk u kualifikua për të qenë pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit në RTSH. I ftuar në programin e së premtes “Top Show Magazine” Kastro ka shpërthyer në akuza por pa përmendur emra.

Por ai ka rrëfyer edhe se këngën e tij që nuk u pranua në festival ia ka dërguar Edi Ramës me mesazh ta dëgjonte, por ai e ka injoruar.

“Kënga ime ka të bëjë me një vals jete, kemi të bëjmë me lotët e nënave, me lotët e grave dhe të atyre emigrantëve që nuk shohin familjen e tyre.
Këta janë mësuar me klishera, janë mësuar me 2 800 000 lekë që janë këtë vit. Këta janë pazarxhinj të vegjël, këta janë zarfaxhinj të vegjël mor burrë. Këta nuk paguajnë dritat, presin të marrin në fund të festivalit lekët e dritave.
Këta dhe kupola e tyre po përdhosin artin, këta dhe kupola e tyre kanë 27 vjet të mallkuarit. Jemi bërë një popull dele dhe duke u delëzuar do hamë silazh përditë pa ngritur zërit nga këta që janë mbi ata që kanë qenë dhe ata që do të jenë. Mos përdhosni artin, promovoni vlerat, boll ngelët me anti vlera madhore të këtij vendi që ngeli në tranzicion madhor”- përfundon Kastro Zizo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: