TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me pretendimet se është bllokuar marrëveshja mes palëve për reformën ën drejtësi, duke hedhur poshtë se ngërci nuk vjen nga ata. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, PD thekson se tre negociatorët; Bylykbashi, Agaci dhe Manjani kanë rënë dakord mbrëmjen e së hënës që të pranohet propozim i hibrid i reformës për institucionet e Vetingut.

“Partia Demokratike e Shqiperise hedh poshte cdo pretendim se bllokimi i ndodhur oret e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani te henen mbrema kane rene dakord qe formula e propozimit hibrid per institucionet e vetingut do te perdoret edhe per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte Prokurorial.

Kjo eshte nje formule ne perputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tille nga komuniteti nderkombetar dhe se fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe diten e sotme edhe nga Edi Rama. Hapi mbrapa i perfaqesuesve te PS ne Komision, kerkesa per tu kthyer ne formulen e votes se vetme te transferueshme te refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi per te zbatuar marreveshjen eshte nje zhvillim dramatik.”, citohet në reagimin e PD-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: