TIRANE- Pas debateve që përfshiu mbledhjen e Komisionit të Integrimit Europian, siç duket anëtarët e PD-së dhe ata të LSI-së janë bërë bashkë për t’u ‘hakmarrë’ me ministrin për Europën dhe Polikën e Jashtme, Ditmir Bushati.

Ata kanë kërkuar që të merren masa ndaj Bushatit, që sipas tyre gjuha e përdorur ishte skandaloze. Mbledhja u shoqërua me replika fyese mes Bushatit dhe kryetarit të komisionit Genc Pollos.

DEKLARATA
Ne, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, tëskandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit DitmirBushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor 2017, shprehemi si me poshte vijon:
Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë tëpaprovokuar, Bushati në mungesë të argumentave dhe sipasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje tëvetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, z.Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetëtë tjerë të opozitës.
Ne, anëtarët e Komisioinit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt jo vetëm si shprehje të sjelljes personale,por edhe institucionale të Ditmir Bushatit. Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apoçdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila nuk do të tolerohet më nëKomisionin tonë. Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit qëtë merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati.

Kejdi Mehmetaj
Aldo Bumçi
Grida Duma
Vangjel Dule
Jorida Tabaku
Viktor Tushaj
Genc Pollo
Firmat
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: