TIRANE– Anëtarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë bashkuar votat, duke rrëzuar kërkesën e dy anëtarëve të PS-së, për t’i hequr mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Në kërkesën e PS thuhej se Kapllanajt, kryebashkiak i PD, duhet t’i hiqej mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, pasi siaps tyre ishte dënuar për vjedhje në Itali.

Këtë fakt kryebashkiaku i Mallakastrës e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit kur fitoi mandatin në vitin 2015.

Kërkesa u dorëzua në komision, nga dy anëtarët e KQZ, Denar Biba dhe Bledar Skënderi.

Por anëtarët e PD dhe LSI vlerësuan se për këtë çështje është diskutuar njëherë në 2016, dhe KQZ ka mbajtur një qendrim që mandati nuk duhet t’i hiqej.

DEBATET
Eridian Salinji (Perfaqesues i PS): Ti (Zguri) nuk mund të mbrohesh këtu se je i pavarur. Se ku i je i varur ti e di vetë. Deklarata që bëri PS duhej bërë shumë ditë më përpara jo sot. Ti sot e ke vënë në dyshim karrigen që ke. Ti nuk mund të fshehësh kërkesën. Kjo ndodhi, është përgjegjësi e juaja. Nëse shkel ligjin, duhet të presësh edhe përgjigjen. Ti erdhe me një marrëveshje politike aty. Marrëveshja ka mbaruar tani dhe besoj që edhe ti je i fundit i mohikanëve. Në rastin e Kapllanajt ligji i dekriminalizimit ka edhe efekte prapavepruese. Personi në fjalë është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Arsyetimi i Prokurorisë është jologjik.
Klement Zguri: Çështja e Agron Kapllanajt është shqyrtuar dhe gjykuar një herë në mbledhjen publike të datës 29.7.2016 dhe është gjykuar nga KQZ si subjekt që nuk preket nga dekriminalizimi. Gjithashtu ne diapozitivin e vendimit te Prokurorisë vlerësohet se Kapllanaj nuk preket nga dekriminalizimi. Kjo është arsyeja që nuk është futur serish në mbledhjen e KQZ. Vendimi i prokurorisë dhe çështja e gjykuar njëherë.
Ivi Kaso (Përfaqësuesi i PS):
PS ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Sajmir Tahiri dhe të gjitha çështjet që i kanë dalë. Presioni i paprecedentë që i është bërë KQZ-së, është ndeshur edhe në dy raste të tjera kur PS ka pasur një hall të madh. E ka pasur këtë hall të madh edhe në 2007 me Elbasanin dhe në 2011 kur humbi mandatin në Tiranë. Prokuroria në rastin e Mallakastrës nuk ka zbuluar asgjë. Dënimin në vitin 2004 ai e ka deklaruar vetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: