TIRANE– Duke filluar nga nesër partitë opozitare në vend do të nisin një aksion të përbashkët kundër krimit dhe lidhjeve të tyre me politikën. Këtë e ka njoftuar ditën e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha pas publikimit të dosjes me 416 faqe për përgjimin e Habilajve. Duke bërë përgjegjës për situatën kryeministrin Edi Rama, ai tha se tashmë po vjen ora e vendimeve të mëdha.

Basha tha se të gjitha partitë e spektrit opozitar do t’i bashkohen kësaj tryeze të përbashkët që synon një aksion për të luftuar krimin.

“Para shqiptarëve, sot, janë provat që tregojnë skemën sesi Edi Rama ka blerë zgjedhjet. Këto janë faktet tronditëse para shqiptarëve dhe mbarë botës. Këto janë provat që tregojnë edhe skemën se si Edi Rama ka blerë votën dhe ka dhunuar zgjedhjet. Për çdo shqiptar është e qartë se me Edi Ramën në qeveri dhe jo para drejtësisë, qeveria shqiptare do të vazhdojë të jetë karteli kryesor i krimit dhe drogës në Shqipëri.
Nesër Partia Demokratike do të thërrasë një tryezë me gjithë spektrin opozitar. Për çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike po troket ora e ballafaqimit me të vërtetën. Po troket ora e vendimeve të mëdha”, tha Basha.

Basha tha gjithashtu se përgjimet janë fakte tronditëse për gjithë shqiptarët, por shtoi se në të njëjtën kohë janë edhe prova se si Edi Rama ka blerë votën më 25 qershor.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: