TIRANE- Partia Demokratike deklaron se në protestën e organizuar sot nga opozita, ku u kërkua largimi i qeverisë, ishin të pranishëm 300 mijë persona.

Sipas tyre ishte pikërisht pjesëmarrja e madhe qytetare që frikësoi Ramën e Metën

“E kuptojmë shqetësimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës nga 300 mijë shqiptarët që u derdhën në shesh për të protestuar. Ky ishte vetëm fillimi”, thuhet në reagimin e PD.

Më tej, në deklaratën e PD-së i bëhet thirrje policisë që të “ identifikojë personat e thirrur nën armë nga Ilir Meta. Pjesa më e madhe me precedentë kriminalë, të promovuar në nivelet më të larta të pushtetit”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: