TIRANË- Ndonëse maxhoranca mbylli seancën parlamentare duke kaluar shpejt rendin e ditës për shkak të bllokimit të foltores nga opozita, deputetët e PD dhe LSI nuk e kanë lëshuar parlamentin.

Ndërkaq Partia Demokratike e quan të paprecedentë largimin e maxhorancës, ndërsa deklaron se fjalimet deputetëve të opozitës do të vijojnë në Kuvend dhe do të jenë live në “Facebook”.

“E paprecedentë në 27 vite mazhoranca bojkoton Kuvendin! Deputetët e Partisë Demokratike do të vijojnë të jenë në Parlament. Fjalimet e tyre do të jenë live në ‘Facebook’ e kryetarit Basha”, deklaron PD.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: