TIRANË-Partia Demokratike ka vijuar ditën e sotme protestat para Kryesisë së Kuvendit për të kërkuar dorëheqjen e kreut Ilir Meta. Protestuesit mbanin në duar pankartat me thirrjet “Meta Ik”. Deputeti Edmond Spaho tha para protestuesve se çështja Doshi po manipulohet dhe se kreu i Kuvendit Meta duhet të japë dorëheqjen dhe të hetohet si qytetar i thjeshtë. ai theksoi se Partia Demokratike proteston edhe për situatën e vështirë ekonomike, rritjen e çmimit të energjisë elektrike si dhe rritjen e taksave.

“ Protestojme për gjendjen e vështire ekonomike, rritjen e taksave, rënien e investimeve dhe përkeqësimin e  përgjithshëm të gjendjes ekonomike dhe sociale të çdo qytetari. Çështja Doshi po manipulohet. PD do të ketë axhendën e axhendave procesin e dekriminalizimit. Nuk do i ndahet pavarësisht kostove politike që mund të kemi. Për sa kohë Ilir Meta nuk jep dorëheqjen kjo çështje do manipulohet”- u shpreh Spaho. Ai theksoi se policia nuk po arrin të kapë dot kriminelët.

Një ditë më parë pas mbledhjes së Grupit kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se Partia Demokratike është gati të vazhdojë me platformën e dekriminalizimit.  Ai bëri me dije se opozita që prej ditës së nesërme do të nisë institucionalizimin për dekriminializimin. Gjithashtu  Basha theksoi se PD ka vendosur vazhdim të kërkesës për dorëheqje të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta si dhe intesifikim të protestave.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: