TIRANE– Përmes një postimi në ‘Facebok’, ish deputetja e PDIU, Mesila Doda i është përgjigjur ashpër deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili hodhi akuza në drejtim të PDIU për votat pro në këshillin bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit.

Mesila Doda e quan Bashën bashkëkryetar në qeverisje dhe i kujton me ironi të bëhet njëherë lider i PD e pastaj të kërkojë të bëhet lider i opozitës. Gjithashtu Doda thotë se nga marrëveshja e 18 majit mes Ramës dhe Bashës, PDIU i janë vjedhur në zgjedhje 3 mandate.

Reagimi i Mesila Dodes:
Kryetari I PD, ende ne bashkeqeverisjen e luges se 18 qershorit, sot akuzoi PDIU per voten e saj ne Keshillin Bashkiak. Me se pari duhet ti kujtoj bashkekryetarit te qeverise qe duhet te kaloje ne opozite, te behet lider I PD, e me pas te kerkoje te behet lider I opozites.

Me duhet ti kujtoje se sot fale pazareve te tij me bashkekryetarin tjeter te qeverise, nje mandat I PDIU vlen 25.000 vota, duke e bere krejt te pabarabarte dhe diskriminuese garen mes nesh dhe partive te tjera.

Duhet ti kujtoj qe fale pazarit te tij te nates se 18 qershorit dhe abuzimit me ligjin e kodin zgjedhor sot PDIU I jane vjedhur 3 mandate dhe kane shkuar ne kosh 40.000 vota, duhet ti kujtoj se nuk e tha nje fjale e heshti si fija e barit kur PDIU kerkoi hapjen e kutive te Tiranes duke pare vjedhjen flagrante te mandatit te saj në Tiranë, por votoi pro moshapjes se kutive duke u bere e vetmja opozite ne bote qe nuk kerkon e nuk don transparence.

Sot vazhdon ende teatri I rradhes, ashtu si gjate gjithe fushates nuk godet ata qe jane ne qeveri, por ato qe nuk jane ne qeveri dhe ne fund fare si gjithmone… fajin e kane te tjeret…

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: