SHKUP- Udhëheqësia qendrore e PDSH-së ka diskutuar sot për përgatitjet për kongresin e jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së Menduh Thaçit nga posti i kryetarit të partisë.

Fillimisht kjo parti e quajti një folklor politik platformën e përbashkët të partive të tjera shqiptare, si edhe qëndrimet e BDI-së.

PDSH-ja e konsideron një lojë politike ndërmjet BDI-së dhe OBRM-së përplasjen rreth gjuhës shqipe dhe PSP-së.

Bekim Fazliu nga PDSH-ja thotë se Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare i minimizon kërkesat e shqiptarëve, duke shtuar se këto parti nënshkruese do të kërkojnë që në këtë Deklaratë të futen pjesë të programit të OBRM-PDUKM-së.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb