SERBI- Sipas raportimeve të medieve serbe, Fatlum Musliu nga Bujanoci, djali i kryetarit të sapo zgjedhur të Këshillit kombëtar të shqiptarëve, Jonus Musliu, sërish i është shmangur policisë së vendit fqinj.

Këto raportime thonë se jo shumë larg fshatit Dobrosin, në lindje të Bujanocit, policia kufitare serbe, përgjatë një rruge malore, e ka vërejtur një veturë e cila ka hyrë në Serbi nga territori i Kosovës, raporton Indeksonline.

Pas një fjalosje të shkurtër, vetura e llojit Golf më ngjyrë të kuqe me regjistrim të Kosovës është bllokuar në një fushë, ndërsa tre djem kanë arritur të kthehen në territorin e Kosovës.

Policia serbe thotë se pasi i ka kontrolluar letërnjoftimet e gjetura në vetyrë thotë se njëra prej tyre ka qenë në emër të Fatlum Musliut të cilit në makinë i është gjetur edhe patentë shoferi të UNMIK-ut.

“Blic” raporton se kundër Fatlumit janë ngritur tri aktakuza, për tregti të paligjshme, pengimi i zyrtarëve të sigurisë dhe falsifikimi i dokumenteve, pasi automjeti me të cilin dyshohet se udhëtonte ka pasur regjistrim të falsifikuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: