STRASBURG- Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Srebrenicën, me të cilën dënohet gjenocidi i kryer 20 vjet më parë.

Në rezolutë thuhet se përgjegjëse për vrasjen masive të mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë, janë forcat serbe të Bosnjës, nën komandën e Ratko Mlladiçit. “Ky është krimi më i madh i luftës, i cili ka ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në rezolutë, citon rel.

Ajo po ashtu vë në dukje përgjegjësinë e Kombeve të Bashkuara, që nuk kanë përmbushur mandatin për të mbrojtur banorët e “zonave të sigurta”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: