TIRANË- Në qytetin e Korcës është fëstuar Dita e Amerikës si një risi për qytetin jug-lindor të vendit, ku te pranishëm kane qënë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Peleshi-Donald Lu Korce (4)

Në një postim në statusin e tij Facebook, ministri Peleshi shprehet:“Dita e Amerikës-një event fantastik në kujtim të shumë emigrantëve korçarë, të vjetër dhe të rinj, që i dhanë Korçës një lidhje të fortë shpirtërore me Amerikën”.

Peleshi-Donald Lu Korce (1)

Më tej, Peleshi shprehet se “Ekspozimi i letrave dhe fotografive të kurbetlinjve, gatimet dhe muzika amerikane, historitë e ndara me vizitorët e shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe sharmi i Pazarit te Vjetër, e bënë këtë fundjavë në Korçë një mrekulli. Prania e ambasadorit Lu, i shtoi vlerat kësaj fundjave te veçantë”.

Po ashtu, ministri Peleshi përgëzon Bashkine e Korcës për organizmin e eventeve të tilla në Korcë. “Përgëzime Bashkisë dhe organizatës Njerëz dhe Ide. Një model për t’u ndjekur. ???? #Korca #PazariiVjeter”, shkruan Peleshi.

Peleshi-Donald Lu Korce (3)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb