Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Peleshi nga Korça: Nuk duam zgjedhje pa opozitën, pjesëmarrja është detyrim

Zëvendëskryeministri-Niko-Peleshi

KORCE- Parakushtet për zgjedhje të lira janë krijuar, nuk mund të bëjmë më shumë se kaq. Kështu deklaron zëvendëskryeministri Niko Peleshi i pyetur për ngërçin politik në vend. Sipas Peleshit edhe kërkesa për shtyrje të datës së zgjedhjeve ishte një stërmundim i radhës nga mazhoranca për t’i krijuar mundësi PD të regjistrohet.

“Mazhoranca nuk do të dëshironte të shkonte në zgjedhje pa opozitën, por kjo mbetet në dorën e opozitës. Pjesëmarrja në zgjedhje nuk është një e drejtë e partive, por është detyrim për popullin. Jemi regjistruar, kemi filluar punën organizative, ne do marrim pjesë në zgjedhje. LSI dhe disa parti të tjera janë regjistruar gjithashtu, janë krijuar parakushtet për një proces zgjedhor”, tha Peleshi.

Lidhur me protestën e paralajmëruar të PD të hënën, Peleshi thekson se nuk bën asgjë tjetër përveçse dëmton imazhin e opozitës dhe të vendit.

“Të hënën i kemi pritur me keqardhje, nuk mund të na gëzojë asnjë lajm që vjen nga fronti i destruktivitetit, të gjitha këto veprime janë në të kundërt të interesit të vetë PD, po dëmtojnë vetë imazhin e kësaj partie, se para se të jemi mazhorancë e socialistë, jemi edhe shqiptarë”, tha Peleshi.

Peleshi i bëri këto deklarata gjatë panairit në Korçë, ku i pranishëm ishte edhe kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.