Të dielën Real Madrid fitoi në transfertë ndaj Villareal me rezultatin 3-2 edhe pse ishte në disavantazh 2-0, por polemikat për arbitrimin e kësaj ndeshje nuk kanë përfunduar akoma. Presidenti i Villarrealit, Fernando Roig, ka thënë se asistenti i gjyqtarit Gil Manzano, u largua nga ‘Ceramic Stadium’ me një qese të Real Madrid, duke shtuar se klubi mbretëror u ndihmua nga gjyqtarët. Gjyqtari Gil Manzano dha një penallti në minutën e 73-të pas një prekje me dorë në zonë nga Bruno.
Momenti i penalltisë

Presidenti i Villareal, Roig vazhdoi të aludonte se gjyqtari kishte favorizuar Real Madrid me vendime dhe kjo ka bërë bujë në mediat spanjolle e sidomos ato katalanase. Tashmë janë bërë publike edhe foto ku shihet gjyqtari me qese të Real Madrid.
gjyqtari-1referatt-2121-e1488222705713-780x439

“Asistenti i Gil Manzanos u largua nga stadiumi me një çantë të Real Madrid. Kjo nuk është e drejtë, kështu e shoh unë. Unë nuk e di nëse ai sheh më mirë të bardhën se sa të verdhën. Ju të gjithë e dini tashmë këtë. Topi nuk e goditi lojtarin tërësisht në dorë, por mbi supe dhe krah. Ajo erdhi pas një reagimi të një shoku të mbrojtjes. Nuk mendoj se ishte penallti”, ka thënë presidenti i Villarreal.



(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb