Pas dy orësh pengmarrje ka marrë fund makthi i 10 personave në një supermarket në qytetin jug-perëndimor francez të Trebes. Sipas mediave vendase, 10 persona u morën peng në supermarket dhe gjatë tentativës për t’u liruar janë vrarë 3 persona.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Në një status në Tëitter ai ka treguar solidaritetin e popullit shqiptar në lidhje me pengmarrjen.

“Një sulm frikacak në # Trébes: Solidariteti i plotë i Shqipërisë dhe mbështetja e plotë për Francën dhe popullin francez,” shkruan Bushati.

Policia ka vrarë pengmarrësin pas disa orësh, një maroken rreth 30 vjec. Sipas një televizioni lokal edhe 12 persona të tjerë janë plagosur. Më herët një burim policor kishte bërë të ditur se 10 persona po mbaheshin peng dhe se pengmarrësi kishte qëlluar një oficer policie.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb