TIRANE – Chang Benfu dhe Zhao Xuefang nga Shanxi i Kinës, të cilët janë martuar 40 vite më parë në një ceremoni modeste për shkak të kushteve ekonomike, janë fotografuar tashmë me veshjet martesore.

Burri 84-vjeçar dhe bashkëshortja një vit më e re, historinë e tyre e kishin treguar në dasmën e nipit dhe nuk kishin pasur mundësi as të merrnin një fotograf për fotot.

Të inspiruar nga kjo histori, një grup studentësh kanë shkuar në fshatin e tyre dhe pasi i kanë veshur me rrobat e duhura, kanë shkrepur edhe imazhet.
“Fotografitë e dasmës së gjyshit dhe gjyshes”, mban titullin ky koleksion, ku nusja në moshë shfaqet me vello.

Megjithëse janë bashkë që nga viti 1976, ata janë treguar shumë romantikë para kamerës. Bashkëshortët të cilët kanë tetë fëmijë, kanë 53 trashëgimtarë tjerë.

Ndryshe, historia e tyre publikohet në fillim të sezonit të dasmave.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb