Ata janë një ekip i vogël dhe shumë modest, por kjo nuk i pengon që një ndeshje futbolli t’a përjetojnë me entuziazëm, aq më shumë kur bëhet fjalë për ndeshje ndërkombëtare. “Europa League” i vuri përballë me Skënderbeun dhe kjo i ka gëzuar tej mase. Këtë e tregon statusi i përshëndetjes në “Twitter” që modestët nga Andorra, San Hualia, i dërguan ekipit të Skënderbeut.
uea-sant-julia-470x267
“Presim me entuziazëm për ndeshjet e Ligës së Europës. Forca Sant Hulia”, shkruhej në mesazhin që u dërgohej korçarëve në rrjetet sociale.

Historia e San Hulia-s nis në vitin 1982 kue skuadra u themelua. Që nga ajo kohë 2 kanë qenë vitet më të suksesshme që janë kurorëzuar me titullin kampion (2005,2009). Në palmaresin e saj klubi disponon edhe 5 Kupa të Andorrës.
sdfsdfsdfsdff-470x313
Si një klub modest, edhe rezultatet e arritura në Kupat e Europës të tilla janë. Momenti më historik mund të përcaktohet ai i sezonit 2009-2010 kur San Hulia arriti të kalojë një tur në Ligën e Kampionëve. Asokohe, klubi arriti të kualifikohej në turin e dytë duke mundur me penallti pas dy barazimeve 1-1 ekipin Tre Fiori të San Marinos. Kjo ishte hera e parë dhe e vetme në histori ku Sant Hulia ka arritur të kalojë një tur në Europë.
Estadi_Comunal_Vella-470x353
Shorti caktoi se sfida e parë me Skënderbeun do zhvillohet në Korçë, ndërsa ajo e kthimit në Andorra, në stadiumin “Comunal d’Andorra la Vella”, që është më i madhi në përdorim për klubet në këtë vend. Ai ka fushë me bar natyral dhe një kapacitet prej 1300 tifozësh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb