Tifozëve e Shkëndijës së Tetovës sot ne mesditë kanë ndezur Milanon me këngët e tyre patriotike. Mbështetësit më të zjarrtë të skuadrës shqiptare që luan në kampionatin maqedonas kanë udhëtuar për t’i dhënë zemër beniaminëve të tyre në përballjen me një nga skuadrat më të titulluara në botë, Milanin.

Në sheshin e këtij qyteti, në “Duomo”, tifozët e Shkëndijës kanë kënduar këngë patriotike së bashku me tenorin e njohur shqiptar Kastriot Tusha. Ndër të tjera nuk mund të mungonte “xhamadani vija vija”.

Kastriot Tusha kendon me Ballistet para… by GazetaExpresscom
Shkëndija luan sonte në “San Siro” takimin e parë të fazës “play-off” të Europa League kundër Milanit, ndërsa një javë më pas, në stadiumin e Shkupit përcaktohet skuadra që do ti bashkohet përfundimisht kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb