Komisioni Evropian kritikoi të enjten një incident në Serbi, në të cilin ligjvënësi ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel ka përdhosur flamurin e Kroacisë brenda Parlamentit të Serbisë.

Incidenti i së mëkurës ka bërë që delegacioni kroat të ndërpriste në gjysmë vizitën në Serbi, e cila shihej si përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Ajo që pamë dje nuk i përket një institucioni demokratik”- tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Është në fakt mungesë respekti për një institucion demokratik që përfaqëson qytetarët dhe të gjithë ata që punojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal”- tha ai.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE. Shesheli thuhet se e ka hedhur flamurin kroat në tokë dhe se ka shkelur mbi të.

Zyrtarët serbë, përfshirë kryeministren Ana Brnabiq dhe kryetaren e parlamentit, Maja Gojkovic e dënuan incidentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb