BERAT- Gjykata e Beratit ka vendosur të lërë në burg 49-vjeçarin Aliosha Eminin, i akuzuar për përdhunimin e një 13-vjeçareje dhe tentativën për të trafikuar të motrën e saj 19 vjeçe.

Pasi ka dëgjuar palët, gjykata vendosi të japë masën ‘arrest me burg’ për Eminin, që sipas Policisë njihet si person me probleme mendore. 49-vjeçari u denoncua nga dy vajzat. 13-vjeçarja deklaroi në polici se ishte abuzuar seksualisht nga Emini, ndërsa e motra se kishte tentuar ta trafikonte jashtë vendi me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “trafikim i të rriturve” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Nëna e vajzave deklaroi në një prononcim për “BalkanWeb” se bashkëshorti i saj ka bërë disa herë kallëzim ndaj 49- vjeçarit por ai lihej i lirë

“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13-vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë, Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”,- ka thënë nëna e vajzës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb