Real Madrid po përgatitet për një merkato shumë të çmendur nën ideimin e presidentit Fiorentino Perez. Sipas ‘diario gol’ kampionët e Europës në fuqi në fillim po projektojnë largimin e Karim Benzema dhe Garreth Bale, për t’i sjellë më pas Cristiano-s shokët e denjë të ekipit.

Neymar është objektivi kryesor, me brazilianin që do të ishte përsëri protagonist i një transferimi të bujshëm pas atij të verës së kaluar. Ylli i PSG do t’i kushtonte 237 milionë euro në total madrilenëve.

Por, sipas “Diario Gol”, kampionët në fuqi të Europës do të kërkojnë të marrin edhe Mohamed Salah dhe David De Gea. Kostoja totale e këtyre operacioneve, gjithmonë sipas medias spanjolle, do të jetë 600 milionë euro.

Që do të thotë se, përveç Benzema dhe Bale, mund të ketë largime të tjera të rëndësishme nga “Bernabeu”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: