DURRES- Tre banesa janë përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Fillimisht flakët e zjarrit përfshinë një banesë në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar, por më pas u përhapën edhe në dy shtëpitë e tjerë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre zjarrfikëse dhe kanë nisur punën për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu fillimisht njërën nga banesat, ndërsa uniformat blu po hetojnë rreth ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: