KOSOVE- Të paktën 11 makina janë djegur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një parking gjatë natës në Prishtinë.

Sipas mediave në Kosovë, zjarri ka rënë në orën 03:35, në lagjen Dardania në Prishtinë në një parking afër rrugës “Lekë Dukagjini”.

Nga zjarri nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale. Sipas policisë, 4 prej automjeteve janë djegur plotësisht, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet ndezja e disa mbeturinave.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb