TIRANE– Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur sërish akuza për përfshirje të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Duke folur për mediat, përpara Kryesisë së Kuvendit, deputeti Noka tha se tashmë u konfirmuan akuzat e opozitës për përfshirje të policisë në këtë çështje.

Sipas tij, kultivimi i drogës është i mbështetur nga politika, dhe për këtë arsye vettingu duhet të fillojë me kryeministrin Edi Rama.

Noka tha se zbatimi i ligjit të vettingut është me rëndësi, pasi largon kriminelet nga parlamenti dhe politika.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: