TIRANË- Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugët e Shqipërisë, i katërti për disa orë. Sipas raportimeve një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Ish-metalurgjik. Mësohet se një grua e identifikuar si Shpëtime Tufa 55-vjeç ka mbetur e plagosur pasi është hedhur disa metra në ajër dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ajo ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

55-vjeçarja Tufa, pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Elbasanit, u transportua në drejtim të Tiranës për ndihmë mjekesore më të specializuar.

“BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Tre aksidente të tjera kanë ndodhur sot në Tropojë, Shkodër e Korçë. Bilanci i tyre ka qenë 8 të plagosur dhe 1 i vdekur.

NJOFTIMI I POLICISE
Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në afersi të një mobilerie në rrethana ende të pa qarta është aksidentuar nga një automjet shtetasja Shpetime Tufa 55 vjeçe banuese në Bradashesh Elbasan.

Shtetasja Sh.T është transportuar në spital për ndihmë mjeksore e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jeten.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga grupi hetimor rezultoi se nga kqyrja e kamerave automjeti i dyshuar është tip “Passat” me targa AA 087 CD me drejtues shtetasin E.H. banues në Elbasan.
Sherbimet e policise po punojnë për kapjen dhe shoqerimin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: